Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Meta kujton “ngjarjet e ambasadave” të 2 korrikut 1990: Liria ndërtohet mbi guximin. Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri

10:39 / July 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 2 korrikun e vitit 1990 në Shqipëri, kur qytetarët u dyndën në muret e ambasadave të huaja për të ikur jashtë vendit.

Meta shpreh mirënjohje për të gjithë ata shqiptarë, “që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t’i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm”.

“Liria ndërtohet mbi guximin”, shkruan Meta teksa thekson se “koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!”

Postimi i Presidentit Ilir Meta

LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN!

Mirënjohje Ylli Bodinakut dhe të gjithë shqiptarëve, që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t’i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm.

Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas “Ngjarjeve të Ambasadave” garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Që kjo rrugë të jetë e shpejtë është vetëm në dorën tonë!

Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

20:39 / October 13, 2026

Rama feston mbylljen e Kapitullit 20 me delegacionin shqiptar: Pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu, nuk i ndahemi kësaj pune

19:28 / October 13, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.