Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

947 shqiptare të trafikuara në Britani, shumica për prostitucion

17:16 / March 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cartagena rebela luchar prostitucion oscuro EDIIMA20180824 0617 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trafikimi i qënieve njerëzore sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar po njeh rritje. Vetëm vitin e shkuar 947 shqiptare janë trafikuar në këtë shtet për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar.

947 shqiptare janë trafikuar për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar në Britaninë e Madhe vitin e shkuar. Shifrat shqetësuese publikohen nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka identifikuar 6993 viktima të kombësive të ndryshme. Rreth 36% më shumë se në vitin 2017. Shqiptarët përbëjnë një prej grupeve më të mëdha pasi 13% e viktimave të identifikuara janë të kësaj kombësie. Ato shfrytëzohen për punë të detyruar, prostitucion ose aktivitet kriminal.

Trafiku i qënieve njerëzore sipas drejtuesit të projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin Patrick Burland ka ardhur si pasojë e shërbimeve të kufizuara financiare, arsimore, punësimit, kujdesit shëndetësor si dhe mungesës së mundësive reale për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet e tyre. IOM thotë se fenomeni është bërë pjesë e diskutimeve në Parlamentin e Britanisë së Madhe përmes raportit “Ndërmjet dy Zjarresh” hartuar nga kjo organizatë dhe Universiteti i Bedfordshire.

Prostitución Vozpopuli

Titulli i studimit sipas kërkueses kryesore të tij Patricia Hynes lindi nga deklaratat e disa femrave shqiptare, të cilat kanë përshkruar se si kanë përfunduar në situatat e shfrytëzimit.Vendet e origjinës së këtyre viktimave theksohet në raport duhet të rrisin mekanizmat mbrojtës, duke mbështetur gratë dhe familjet e tyre, teksa përballen me diskriminimet e shoqërisë, transmeton abcnews. Ndërkohë që më herët ka qenë Departamenti Amerikan i të Shtetit i cili qershorin e vitit 2108 në raportin për trafikimin e personave shprehet se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Më pas, në Raportin e fundit të të Drejtave të Njeriut Shqipëria u kritikua për mungesën e zbatimit të ligjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke vënë në dukje se vetëm një numër i vogël i autorëve të veprave penale janë ndjekur apo dënuar. Kritika të tjera u bënë kundër mungesës së zbatimit të ligjeve të hartuara për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe sulmet seksuale

Agjencia Kombëtare prostitucion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.