Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shqiptari i “pamëshirshëm” që bëri kasaphanën në Athinë

11:30 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1656925724 ArmandoLamajdheAndonTefi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maskra në Athinë tani ka emra dhe ngjarja është zbardhur edhe më shumë. Armando Lamaj, 46 vjeç dhe Andon Tefi, 48 vjeç, janë dy shqiptarët të cilët mbetën të vrarë, bashkë me një 23-vjeçar, mbrëmjen e së shtunës pas përplasjes mes bandave shqiptare në Athinë. Ata ishin shpërndarës kokaine në shtetin fqinj. Ata kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin pas arrestimit të fundit, ku më pas u lanë të lirë. Lamaj dhe Tefiu akuzuan nga prokuroria për shitje kokainë, në Athinë, madje arrestimi i tyre u krye në flagrancë.

Armando Lamaj dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë. Mëngjesin e së shtunës ata u takuan për t’u sqaruar. Lamaj bashkë me miq e familjarë të tij i kishin zënë pritë Tefit. Ky i fundit mbërriti në takim me një “Mercedes-Benz”, ku ndodhej bashkë me një femër, ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motor. Tefi duke menduar se do kishte rënë në pritë për t’u rrahur ose vrarë, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorit, Armando Lamaj.

Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona. Një nga të plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi të largohej, por Tefi e goditi me makinë. Në këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjeçarja shqiptare, e cila i hipën sipër me makinë të riut shqiptar. Pas arrestimit nga policia, në çantën e 43-vjeçares u gjet një pistoletë “Zastava”.

Tefi rrëmben nga një kalimtar një automjet tip “Toyota Yaris” dhe drejtohet për Agious Anargirous. Aty hyn në një karburant dhe grabit 30 euro. Hipën në makinë dhe i drejtohet një bari në zonë, ku edhe aty grabit 20 euro. Sapo del nga bari, pikaset nga policia, e cila i bën thirrje për t’u dorëzuar, por ai hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi, ku plagosen dy policët dhe vritet Andon Tefi. Pranë tij u gjet një pistoletë e llojit “CZ”. Tefi ishte po ashtu pjesëtar i një organizate kriminale. /Report Tv/

Andon Tefi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.