Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjykata Penale Ndërkombëtare publikon takimin Rama-Hofmański-Khan në Hagë: Ja çfarë u diskutua

15:20 / July 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20220704 visit prime minister albania 768x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Holandë, ka zhvilluar takime edhe me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Pas takimit, vetë gjykata ka pasqyruar këtë vizitë duke theksuar së vlerësojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjykatës dhe vlerësoi kryeministrin Rama që nderoi Gjykatën me vizitën e tij.

Nga ana tjetër, në njoftimin e Gjykatës thuhet se kryeministri Rama dha mbështetjen e tij (të Shqipërisë) për këtë institucion, duke theksuar se: “Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar në drejtësinë dhe legjislacionin ndërkombëtar kundër krimeve më të rënda të kryera kudo në botë. Mbështetja e Shqipërisë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Zyrës së Prokurorit në punën e tyre thelbësore për të garantuar zbatimin universal të Statutit të Romës në vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të rënda. Si shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, Shqipëria do të vijojë të kërkojë vënien para përgjegjësisë për të garantuar llogaridhënie në çdo rast që shkelet e drejta ndërkombëtare.’‘/Lexo.al

Njoftimi i plotë i Gjykatës Penale Ndërkombëtare:

Më 4 korrik 2022, shkëlqesia e tij, zoti Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë vizitoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ku u takua me Kryetarin e Gjykatës, Gjyqtarin Piotr Hofmański, Prokurorin e gjykatës Karim A.A. Khan QC dhe Regjistruesin Peter Leëis.

Në fjalën e tij gjatë takimit, Kryetari i Gjykatës Hofmański falenderoi Kryeministrin Rama që nderoi Gjykatën me vizitën e tij dhe deklaroi: “Vlerësojmë shumë bashkëpunimin e Shqipërisë me Gjykatën dhe mbështetja që i ka dhënë asaj si pale afatgjatë e Statutit të Romës.”

Kryeministri Rama tha: “Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar në drejtësinë dhe legjislacionin ndërkombëtar kundër krimeve më të rënda të kryera kudo në botë.” Kryeministri Rama theksoi sërish “Mbështetja e Shqipërisë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Zyrës së Prokurorit në punën e tyre thelbësore për të garantuar zbatimin universal të Statutit të Romës në vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të rënda”. “Si shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, Shqipëria do të vijojë të kërkojë vënien para përgjegjësisë për të garantuar llogaridhënie në çdo rast që shkelet e drejta ndërkombëtare,” tha ai.

Vizita e kryeministrit Rama në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, nxjerr në pah mbështetjen e Shqipërisë ndaj Gjykatës dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër mosndëshkimit të autorëve të krimeve më të rënda që prekin komunitetin ndërkombëtar në tërësi. Shqipëria nënshkroi Statutin e Romës më 18 korrik dhe depozitoi instrumentin e saj të ratifikimit të Statutit të Romës më 31 janar 2003.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026

Përjashtimi me 60 ditë i Bardhit dhe Balliut, Tabaku: Vendim i papranueshëm, shkel Rregulloren e Kuvendit

11:02 / October 13, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në/ Kryeministri Rama në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare

08:34 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.