Katër shqiptarë akuzohen se kanë kryer të paktën 26 vjedhje në shumë shtëpi në krahina të ndryshme të Toskanës. Por, për hetuesit mund të ketë shumë më tepër grabitje. Për këtë arsye, karabinierët e njësisë operative të Firences arrestuan katër shtetas shqiptarë, nga 31 deri në 39 vjeç.
Të katër të arrestuarit sipas “La Republika”, konsiderohen si anëtarë të një organizate kriminale të dedikuar për vjedhjen e apartamenteve. Hetimet kanë zbuluar se katër shqiptarët kryenin “sulmet” e tyre në zona që nuk ishin shumë të populluara. Pas thyerjes së dyerve ose dritareve, ata plaçkitnin në mënyrë të rrufeshme.
Baza logjistike e grupit ishte në dy shtëpi në Montecatini Terme, gjithashtu e përdorur si një depo për mallrat e vjedhura.
Të dyshuarit u bllokuan midis Pizës dhe Montecatini Terme (Pistoia) më 19 mars, ndërsa ata po planifikonin të iknin jashtë vendit, ndërsa bëhet i ditur sot nga mediat italiane.

Hetimet për grupin të koordinuara nga prokurori i Firences, Christine Von Borries, nisën janarin e .
Më pas, kriminelët përdorën një makinë të “re” për të vjedhur, një Fiat me ngjyrë të kuqe, i vjedhur në një shtëpi po në Firence.
Gjatë ndalimit, kërkimet zbuluan dy makinat e vjedhura, rreth 30 mijë euro, bizhuteri ari, artikuj të shtrenjtë prej lëkure dhe shishe me verë cilësore.
DETAJET E HETIMIT/ 15 grabitje për dy ditë me makina të vjedhura, arrestohet 4 shqiptarë. Çfarë zbuluan hetuesit on Vidnews.
