Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vatrat e zjarrit në Krujë/ PD denoncon: Dora kriminale e guroreve dhe kanabisit po djeg pyjet

16:23 / July 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547550368 SELIABLU 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata me zjarret në zonën e Krujës kanë sjellë reagimin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bledi Kasmi.

Për Kasmin, oligarkët që zotërojnë guroret, por edhe grupet kriminale që kultivojnë kanabis në malësinë e Krujës, janë shkaktarë të masakrës mjedisore që po shkaktohet, pasi kanë për qëllim shfrytëzimin e hapësirave boshe të tokës që lënë pas flakët.

“Në fushatën elektorale të 2013 Edi Rama bënte sikur i qante zemra për Krujën. Bënte bé e rrufe për masivin pyjor të Krastës, për fabrikat e çimentos, ndotjen mjedisore etj. Nuk ka nevojë të shkosh në Krujë për ta dëshmuar masakrën që i është bërë rrethinave të kësaj zone. Unë sapo kthehem nga Kruja dhe jam dëshmitar i të paktën dy zjarreve që kanë përfshirë masivin pyjor të Krastës. Edhe sipas njoftimit të Policisë janë të qëllimshëm. Është e njëjta dorë që qeverisë kanabisin, inertet, guroret dhe gjithçka tjetër në mënyrë korruptivo-kriminale në Krujë. Partia Demokratike denoncon dorën e zgjatur të aferave korruptive shtetërore, që i vunë flakën pyjeve të Krujës. Qëllimi është vetëm një: shfrytëzimi i masivit shkëmbor të zonës i pasur me gurë gëlqerorë, materiale që do të shkojnë në ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e pafundme të Rilindjes. Pavarësisht se kush janë dorasët, Partia Demokratike e dallon logjikën e  porositësve. Janë të njëjtët që e kanë kriminalizuar ekonominë e Krujës, qytetit me famë të shqiptarisë, kryeqytetit të arbërve të Gjergj Kastriotit. Meqë jemi te Skënderbeu, atë që i ka bërë Edi Rama Krujës, nuk ia kanë bërë as hordhitë e sulltan Muratit. I bëjmë thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve. Kur Kruja është në rrezik, Shqipëria është në rrezik!”

bledi kasmi PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.