Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Arsyet pse nuk duhet të konsumoni fruta të papjekura 

16:38 / July 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
C9B46A70 A4BF 4545 B6E1 B300EB2219B7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë fruta të papjekura janë ‘ngjethëse’ dhe indet e buta të gojës si dhe pjesa tjetër e aparatit tretës e ka shumë të vështirë të përballet me to.

Disa prej tyre mund të përmbajnë toksina të lehta

E dini që domatet dhe ananasët e pajekur janë toksike për qeniet njerëzore dhe kjo është arsyeja pse duhet shmangur ngrënia e tyre në sasi të mëdha?

Sipas ekspetëve të nutricionit, konsumi i disa frutave të papjekura së bashku me ujë, ushqime të tjera që shkaktojnë probleme të traktit intestinal ose me stomak bosh, mund të shumëfishojë problemet që ato shkaktojnë.

Cilat janë problemet që lidhen me ngrënien e frutave të papjekura?

Ndjeshmëri e dhëmbëve

Kafshimi dhe përtypja e frutave të papjekura mund të gërryejë mbulesën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj të quajtur smalt, duke ekspozuar nervat. Si rezultat, ju mund të zhvilloni ndjeshmëri të dhëmbëve.

Frutat e papjekura përmbajnë shumë acide dhe taninë të cilat shkaktojnë zhveshje të smaltit.

Për shkak se frutat e papjekura janë të forta dhe fibroze, stomaku do ta ketë shumë të vështirë t’i tresë ato. Si rezultat, ka shumë të ngjarë që të përjetoni dhimbje të tmerrshme stomaku.

Zhurma në stomak

Duke qenë se stomaku juaj po përpiqet të tresë fruta të papjekura që nuk janë aspak të predispozuara të treten, mund të shkaktojë tinguj të çuditshëm ose siç i njohim ndryshe ‘kërcitje zorrësh’. Frutat e papjekura gjithashtu mund të shkaktojnë bllokim të zorrëve duke prodhuar tinguj të pazakontë.

Të vjella

Nëse keni një stomak të ndjeshëm, mund të keni të përziera për shkak të mbingarkesës së stomakut. Ndonjëherë, ngrënia e frutave të papjekura gjithashtu mund t’ju shkaktojnë dhe të vjella.

Diarre ose kapsllëk

Konsumi i frutave të papjekura mund t’ju provokojë diarre. Sipas ekspertëve, kjo ndodh sepse sistemi tretës dëshiron të shpëtojë nga grimcat që nuk mund t’i përpunojë siç duhet, kështu që thjesht i nxjerr ato jashtë.

Gjithashtu është e mundur që të përfundoni me simptoma të kapsllëkut për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të fibrave të frutave të papjekura.

Helmim i butë

Ashtu si ato që u përmendën më herët, disa fruta të papjekura si domatet dhe ananasët përmbajnë toksina të lehta dhe kjo është arsyeja pse konsumi i tyre mund t’ju shkaktojë helmim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.