Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rezoluta e PS-së për gjenocidin e Srebrenicës, akuza nga Berisha: Rama fsheh emrin e Vuçiçit

12:10 / July 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1657186229 Screenshot1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga seanca e kësaj të enjteve në Kuvend, thotë se rezoluta e Partisë Socialiste për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë është me fytyrë të dyfishtë pasi në të është fshirë emri i Aleksandër Vuçiç, i cili është “arkitekti” i masakrës, bashkë me Millocheviçin. Berisha tha se edhe ndaj gjenocidit rus në Ukrainë, PS po mban një qëndrim të dyfishtë pasi po pranon turistë rusë në Shqipëri.

“Do të dënoj me forcën më të madhe barbarinë serbë ndaj popullit boshnjak dhe njëkohësisht babaritë serbe në rajon. Keni refuzuar rezolutën e paraqitur nga opozita, sollët në parlament një rezolutë që ajo denoncon gjenocidin. Por është një rezolutë e njerëzve zemër thyer me qëndrim të dyfishtë. Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër i fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje Sllobodan Millosheviçin dhe sivllaun e Edi Ramës Aleksandër Vuçiçin. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai vend është Haga, ju jo vetëm nuk kërkoni ta çojmë në Hagë por bëni gjithçka për ta kufizuar. Sa u nderon ju kjo, pse bëni strucin.

Çfarë ju shtyn që të jeni të hapur dhe ta dënoni me zemër masakrën më të madhe që ka njohur Europa. Çfarë ju ndalon të fusni një frazë. Ku flisni për vrasjet në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë. Çfarë është ky kapitullim?! Nuk keni qenë në gjendje as të kompozoni as rezolutën e PE-së. Çfarë e keni këtë kompleks, ku kreu juaj është kthyer në një vasal të Vuçiç? Edhe ndaj gjenocidit rus në Ukrainë mbani një qëndrim të dyfishtë, e nga ana tjetër pranoni turistë rusë këtu. Rezoluta duhet të ndalojë çdo turist rus të shkelë në territorin e Shqipërisë.

Nga një anë nuk pranoni të ndëshkonin Vuçiçin, nga ana tjetër flisni për Ukrainë por pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, që vijnë me linjën ajrore të Rusisë? Keni ju një marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar turistët rusë? A mund të pranohen ata që i kanë duart me gjak, që vijnë nga Mariupoli, Bucha? Prandaj dhe rezoluta për dënimin e gjenocidit është domosdoshmëri, por ju e keni me zemër të thyer”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.