Ish-deputetit demokrat Ervin Salianji u përplas dje në emisionin ‘Opinion’ me analistin Lorenc Vangjeli, pasi ky i fundit e pyeti ish-deputetin nëse kishte një vëlla të dënuar në Itali që ka ndryshuar emrin.
Salianji mohoi kategorikisht të kishte një vëlla të dënuar më parë në Itali, teksa deklaroi se i vetmi vëlla që ka është student i Juridikut, por duket se kjo nuk është e vërtetë.
Ditën e sotme, gazeta Tema ka publikuar një artikull ku thotë se ka bërë verifikimet në ish-komunën e Lozhanit, ku rezulton se ish-deputeti ka një vëlla nga nëna.
Gazeta pretendon se sipas të dhënave zyrtare, ai tani quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon.
Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin, babain e Salianjit, me të cilin ka dy djem.
Një nga djemtë është Ervin Salianji.
Ndërkohë djali i parë i mamasë së Salianjit, është Klodian Xhengo. Për shkak të problemeve me drejtësinë, ai ka ndryshuar emrin në Alex Kaçani. Gazeta shkruan se ai është i dënuar nga drejtësia në Europë, dhe për këtë arsye ka ndërruar identitetin e tij. Mbiemrin, Klodian Xhengo e ka ndryshuar në Gore më 14.01.2005, ndërsa mbiemrin në Bulgarec më 28.01.2005.
Të dhënat e gjendjes civile të Alex Kaçanit ose Klodian Xhengos



