Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Të dhënat tona në internet, janë joshëse për shumë njerëz

15:05 / July 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
google 738x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Pierre Haski/ “France Inter”

Tre raporte respektivisht nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, konfirmojnë se të dhënat tona personale dixhitale, janë një temë e rëndësishme e shekullit XXI-të, dhe se ne do të bënim mirë të shqetësoheshim pak më shumë mbi këtë çështje.

Le ta fillojmë nga Kina, ku gjithçka është gjithmonë më gjigante se kudo tjetër. Të dhënat personale të 1 miliard kinezëve – identiteti, detajet e kontakteve të tyre dhe rekordet kriminale– dyshohet se janë vjedhur nga serverat e policisë së Shangait.

Ky mund të jetë operacioni më i madh i hakerimit në histori. Për më tepër këto të dhëna janë nxjerrë në shitje me një çmim të leverdisshëm. Në fakt hakerët, kërkojnë 10 bitcoin(monedha dixhitale që garanton anonimitetin), ose vetëm 200 mijë euro.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fte dhenat tona ne internet jane joshese per shume njerez%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Kina ka vendosur censurën ndaj çdo komenti mbi këtë skandal, që është një simbol i turpit dhe nervozizmit. Të fokusuar tek akuzat e ndërsjella për spiunazh kibernetik midis amerikanëve dhe kinezëve, kishim harruar kriminelët kibernetikë që nuk njohin kufij.

Në çdo rast, lufta e ftohtë nuk është asnjëherë larg. Rrjeti social, Tik Tok, është akuzuar në Shtetet e Bashkuara se ruan të dhënat e përdoruesve amerikanë për llogari të kompanisë mëmë në Kinë. Kjo ngjarje ka bërë bujë. Po në Shtetet e Bashkuara, Google njoftoi synimin e saj për të eliminuar çdo gjurmueshmëri të vizitave të grave në klinikat ky kryen abortet.

Kjo lëvizje lidhet qartazi me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, dhe ndalimin e abortit në disa shtete të vendit. Në fakt, ata më fanatikët në lëvizjen anti-abort, duan procedimin penaltë grave që do t’i nënshtrohen ndërprerjes së shtatzënisë në një shtet tjetër.

Në këtë rast, të dhënat personale mund të përdoren si provë kundër tyre në një gjykatë. Sot ne zbulojmë, ose në saktë ri–zbulojmë, se deri në çfarë mase lëmë gjurmët tona në të gjitha ndërveprimet dixhitale, shpeshherë pa e ditur.

Shoqëria e mbikëqyrjes sipas modelit kinez, apo centralizimi i të dhënave të mbledhura, nuk ekziston ende në shoqëritë demokratike. Por mjetet që e parandalojnë këtë lëvizje janë të brishta, dhe mund të zhduken. Prandaj vendimi i kompanisë Google është i lavdërueshëm, edhe pse nga ana tjetër ngre një pikëpyetje për të gjitha të dhënat e mbledhura nga gjiganti amerikan.

E përfundojmë me Evropën, dhe me një çështje tjetër që lidhet me mbrojtjen e qytetarit. Më 5 korrik, Parlamenti Evropian miratoi Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), që ka qenë në diskutim prej muajsh. DSA përputhet me atë që ne mund ta përkufizojmë si “një vizion evropian” të rregullimit të platformave dixhitale, më i ashpër dhe më i përafruar me rregullat e botës reale.

Evropa dëshiron të japë një shembull, përballë teprimeve të atij që studiuesja amerikane Shoshana Zubof e ka quajtur “kapitalizmi mbikëqyrës”, dhe atyre të tekno-totalitarizmit kinez. Por siç shkruan politologia Asma Mala në faqen e internetit “Le Grand Continent”:“Evropa, një pioniere në fushën e legjislacionit, mund të rifitojë efektivisht lidershipin e saj politik vetëm me kusht:që të dijë të zbatojë ligjet e saj”.

Me sa duket pyetja ka të bëjë me marrëdhëniet e forcave me platformat, kryesisht amerikane.

Në lojë janë shumë gjëra me rëndësi, edhe nëse qytetari dixhital nuk ndihet gjithmonë i përfshirë. Në qendër të gjithçkaje, nuk janë asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa liritë tona përballë teknologjive, të cilat nga natyra e tyre janë të dyfishta, dhe në të njëjtën kohë “lozonjare” dhe kërcënuese. bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Stuhitë rikthehen të premten”, specialistja e IGJEUM: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë vendin

14:21 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Incident i paprecedentë: Modelet e OpenAI kryejnë sulm autonom ndaj Hugging Face gjatë një testi sigurie

13:08 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.