Një grua është gjetur e pajetë ditën e sotme në Lushnjë. Viktima është shtetasja Sh. M., 66 vjeçe.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 66-vjeçarja shtë gjetur nga familjarët në oborrin e banesës e vetëvarur, teksa mësohet se ajo vuante dhe nga sëmundja e depresionit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:25, në lagjen “18 Tetori”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.