Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kuvendi miraton protokollet e NATO-s për Suedinë dhe Finlandën/ Ambasadorja suedeze përshëndet me dorë në zemër

22:23 / July 7, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasadorja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 114 vota pro, Kuvendi ka miratuar protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë.

“Morën pjesë 114 deputetë, 114 vota pro” njoftoi Nikolla.

Komunikimi i rezultatit të votimit u shoqërua me duartrokitje nga deputetët në sallë ndërsa ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, përshëndeti deputetët me dorë në zemër nga llozha.

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko tha se ky është një akt solidaritet që tregon se kush prek sovranitetin e tyre ka prekur edhe Shqipërinë.

“Dua të bëj një koment të shkurtër. Mendoj se akti i sotëm i parlamentit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk është vetëm moment kolektiv por akt i mirëfilltë solidariteti. Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërisë. Federata ruse po shkatërron ligjin ndërkombëtar.

Ky moment kolektiv i të qëndruarit bashkë na bën edhe më të fortë. Me këtë pohim të sotëm me gjithë polarizimin politik vendimi i përbashkët është një gjest kuptimplotë dhe i rëndësishëm që ripohon qëndrimet e politikës shqiptare si anëtare e NATO-s. Ky është një nga aktet më të rëndësishme që ky parlament ka marrë sot”, tha ai.

ambasadorja suedeze protokolle suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.