Kryeministri Edi Rama shprehet si ndihet i pikëlluar nga lajmi i atentatit që i mori jetën ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shpreh ngushëllimet familjes së Abe dhe popullit të Japonisë.
Po ashtu kreu i qeverisë shkruan se vrasja e tij nxjerr në pah sesa shumë janë tronditur themelet e demokracisë, si edhe se politikanët po shihen më shumë si armiq për t’u shkatërruar.
