Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një video nga protesta e djeshme kombëtare që sipas tij është filmuar nga taraca e kryeministrisë.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se video e protestës masive është filmuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me anë të të cilës habiti kryeministrin Edi Rama, i cili dje gjatë kohës që u mbajt protesta ndodhej në Vlorë.
“Miq, kjo është një video që filmoi Çuçi nga tarraca e kryeministrisë dhe fantaksi Ramën në Vlorë”, shkruan Berisha.
