Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj ironizon protestën e opozitës: Me drita LED, a thua se ishte koncerti i Dua Lipës

17:08 / July 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
52200120587 635e9743de k
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tubimi i opozitës, Veliaj: “Tirana refuzoi të dalë në protestë sepse ka zgjedhur të shkojë përpara; PS-ja u shërben të gjithëve njësoj”

Kryetari i PS për Tiranën, Erion Veliaj deklaroi nga Kombinati se Tirana e braktisi dje protestën e opozitës. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 6, Veliaj tha se në pamundësi për të mbushur sheshet me njerëz, opozita solli në Tiranë autobusë bosh.
“Kur shikon protestën e tyre të mbushur me ekrane led, si të ishte koncerti i Dua Lipës, harron kush është në opozitë. Por, ata vijnë nga Gjiri i Lalzit, vizitojnë Tiranën për protestë dhe sigurisht, do të kthehen sërish në Gjirin e Lalzit. Të vetmit që gënjehen janë qytetarët që vijnë nga rrethet në Tiranë me autobusë gjysmë bosh”, tha Veliaj. Ai ironizoi edhe deklaratat e PD, që bënin thirrje për pjesëmarrje në protestë.

“E patë atë dhëndrin tonë që kemi në PD? Kur e panë se nuk kishte dalë njeri nga Tirana, doli t’u bënte një thirrje të fundit. Tha: Të çohemi ne tironsit, se Sahati i Tiranës është mbushur me hotele me 5 yje. A thua se kjo është gjë e keqe! Edhe e thonë këta që u ngeci ora 4 vjet. Kur Partia Demokratike dhe LSI-ja drejtonte Tiranën, Sahati i Tiranës nuk punoi 4 vjet. Kur ty të ngec edhe ora e qytetit, simbolika më e madhe ritmit që duhet të kapim, është turp i madh”, u shpreh ai.
Veliaj deklaroi se Tirana e braktisi opozitën në protestë, pasi puna e bërë gjatë këtyre viteve tregon qartë diferencën mes dy forcave. Sipas tij, Kombinati jo vetëm që nuk e vuan më problemin e djegies së plehrave në Sharrë, por Tirana ka edhe 40 shkolla të reja.
“Thanë që Kombinati duhet të dalë në protest për plehrat. Në kohën e tyre nuk bëje dot një takim jashtë se të përfshinte reja veshtullore e plehrave që digjeshin në Sharrë, një re kancerogjene mbi qytet. Sot është dita me natën. I kërkojnë Kombinatit të dalë në protestë këta që legalizuan shtëpi brenda në varrezat e Sharrës, pastaj habiten pse nuk u del Tirana në protestë. Tirana nuk ju del në protestë se Tiranës nuk i ka ngecur ora, përkundrazi po kap orën e humbur. Thanë të dalë edhe Tirana në protestë se autobusët nga rrethet na erdhën gjysmat bosh. Të dalë Tirana për arsimin? Ne kemi bërë 40 shkolla të reja, ata nuk bënë dot një shkollë kur kishin edhe qeverinë, edhe bashkinë”, u shpreh ai.
Teksa bëri krahasim mes opozitës dhe mazhorancës, Veliaj solli në vëmendje 21 janarin, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë në Bulevard. Ai u shpreh se kur qeveris PS-ja, nuk preket asnjë protestues. “Qartazi kriminelët kthehen në vendin e krimit, se nuk e harrojnë dot 21 janarin. Nuk e harrojmë as ne! Është mirë të kujtojnë se janë në rrugën që mbushën me gjak, duke vrarë njerëz. Duhet të kujtojnë se janë në një hapësirë ku derdhej gjak shqiptari për pushtet. Ne jemi sot për t’ju shërbyer të gjithëve, pa i ndarë, as të majtë, as të djathtë, as të partive dhe partiçkave të tyre. Përkundrazi, për t’ju thënë se kur qeveris PS-ja, jo vetëm nuk guxojnë të prekin njeri, por në protesta dëmtohen më shumë policë, sesa protestues”, tha Veliaj, teksa shtoi se filozofia e PS është bashkimi dhe puna plot pasion për qytetin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.