Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Inceneratorët/ Kryemadhi: Si u përdorën të moshuarit dhe çobani nga grupet kriminale

19:43 / July 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika kryemadhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monika Kryemadhi është ndalur përsëri tek afera e incerneratorëve.

Sipas kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, edhe pse qeveria thotë se ka hetuar kompanitë fiktive të inceneratorëve, në vitin 2019 ka ndodhur e kundërta. Ajo shpjegon se në 2019-ën kompania fiktive “Elvis 03 Group”, i ka bërë fatura fiktive kompanisë ITS të Klodian Zotos, në vlerën e 3.5 milionë dollarëve.

Kryemadhi denoncon se të moshuar 95-vjeçarë, emigrantë shqiptar dhe e njerëz të varfër pa asnjë lidhje me sipërmarrjen/biznesin në jetën e tyre, janë përdorur pa mëshirë nga grupi i strukturual kriminal.

Postimi:

Opinioni publik është qartësuar këto ditë edhe më tepër përmes fakteve konkrete, pse Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda e tyre në qeveri, kanë realizuar dhe mbrojnë me çdo kusht aferën e inceneratorëve, krye-aferën korruptive të këtyre 30 viteve.

Të moshuar 95 vjeçarë, emigrantë shqiptar, si rasti i çobanit në Greqi që u intervistua sot nga media, e njerëz të varfër pa asnjë lidhje me sipërmarrjen/biznesin në jetën e tyre, janë përdorur pa mëshirë nga grupi i strukturual kriminal, qeveri-individë, për të realizuar vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Qeveria thotë se i kanë hetuar kompanitë fiktive në vitin 2018, por shikoni tabelën e mëposhtme që tregon se në vitin 2019, pra 1 vit pas hetimit të tyre, kompania fiktive “Elvis 03 Group”, i ka bërë fatura fiktive kompanisë ITS të Klodian Zoto, në vlerën e 3.5 milionë dollarëve.

Kompania ITS është nënkontraktore për realizimin e investimit të inceneratorit të Tiranës dhe dy inceneratorëve të tjerë.

Le të përgjigjet qeveria:

Si ka mundësi që pasi është zbuluar në vitin 2018, kompania “Elvis 03 Group” është lejuar të ketë aktivitet financiar?

A e keni hetuar ITS e Klodian Zoto për këtë aktivitet financiar 3.5 milionë dollarë me një kompani që ju vetë e konsideroni evazioniste, si “Elvis 03 Group”?

Nëse po, a është referuar ITS në prokurori?

Nëse nuk e keni hetuar, urdhri i kujt e ka bërë administratën tatimore të mbylli sytë?

Unë e di të vërtetën dhe ajo flet qartazi se kjo është skema si Klodian Zoto ka kthyer paratë mbrapsht te qeveritarët që dhanë firmat e paligjshme për inceneratorët.

Qeveria shqiptare është e mirëpritur të përgjigjet, ndërsa drejtësisë së re dhe SPAK në veçanti, nuk i falet të mos veprojë sa më parë kundër kësaj vjedhje të faktuar tashmë me 3 koncesionet e inceneratorëve.

Në çdo vend normal të botës kryeministri duhet të jepte dorëheqjen e menjëhershme pas këtij skandali tashmë të ekspozuar, por arroganca qeveritare e mbështetur tek një aleancë e errët ndër institucionale, mban gjallë iluzionin e shpëtimit nga gjykimi. Faktet do vijojnë të bëhen mal, deri sa faktet të fitojnë mbi peshën e çdo karrige drejtuesi qeverie, bashkie, apo drejtësie.

291998817 584284253066642 2833036379117751048 n 640x432 1

incerneratorët Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.