Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vetëvrasjet në radhët e policisë, drejtori Gledis Nano takon përfaqësuesit e shërbimit të psikologëve

14:05 / July 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vete vrasjet ne radhet e policise drejtori Gledis Nano takon perfaqesuesit e sherbimit te psikologeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trazirat në radhët e policisë që kanë ndodhur së fundmi, ku një polic vrau veten, një tjetër kolegun, ndërsa vetëm pak kohë më parë një i ri u vra në një stacion policie, kanë bërë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ditën e djeshme të zhvillojë një takim me përfaqësues të shërbimit të psikologëve në Policinë e Shtetit.

Në fokus të këtij takimi ishin shkëmbimi i mendimeve dhe identifikimi i problematikave aktuale që lidhen me shërbimin e psikologut në Policinë e Shtetit dhe për dhënien e rekomandimeve përkatëse për përmirësimin e këtij shërbimi, në funksion të asistimit, të testimit dhe të vlerësimit të punonjësve të Policisë, të cilët gjatë procesit të punës së tyre shfaqin problematika dhe ngarkesa emocionale, sidomos në disa struktura apo njësi policore që konsiderohen me risk të shtuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Nano, duke njohur rolin dhe kontributin e shërbimit të psikologut, për kryerjen së detyrave funksionale të Policisë së Shtetit, gjatë fjalës së tij, u shpreh: “Puna jonë e përditshme është sfiduese për ne, jo vetëm si profesionistë, por edhe si njerëz, për shkak të angazhimit 24/24 dhe të ngarkesës emocionale që kanë rastet e trajtuara. Nisur nga ky fakt, për ne si Polici e Shtetit, është e rëndësishme që çdo punonjës, në çfarëdo niveli, të jetë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm gjatë kryerjes së detyrës, si dhe gjatë komunikimit apo ndërveprimit me qytetarët. Që të vlerësohet kjo, ne kemi nevojë që shërbimi i psikologut në strukturat tona, të jetë efikas dhe të përmbushë në mënyrën më të mirë dhe me standarde europiane, rolin dhe kontributin e tij shumëdimensional. Për këtë qëllim, ne kemi ngritur një grup pune, në mënyrë që ky proces të kryhet në mënyrë sa më të plotë, duke marrë për bazë jo vetëm legjislacionin shqiptar të fushës, por edhe eksperiencën e shërbimit të psikologut të policive të vendeve të tjera dhe në bashkëpunim edhe me misionet policore që asistojnë Policinë e Shtetit.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit 

20:18 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.