Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Evi Kokalari sulmon sërish Këlliçin: Ai është bisht i Lulzim Bashës, i intereson që të bëhet kryetar i PD-së

16:37 / July 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 065f1786ba10638f6fdcd26b3ac1987d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evi Kokalari nuk i ndal sulmet ndaj deputetit demokrat, Belind Këlliçi, i cili e ka paditur aktivisten për shpifje.

Në një intervistë dhënë në “News24”, Kokalari u shpreh se Këlliçi duhet larguar nga drejtimi i FRPD, pasi sipas saj nuk e plotëson me kriterin e moshës, ndërsa e quajti një “bisht të Lulzim Bashës”.

“Zoti Këlliçi nuk është forumi rinor.  Ai nuk duhet të jetë kryetar. Është mbi moshë. Ka ardhur koha të mbahen zgjedhjet e reja që kryesia të zgjidhet me zgjedhje të lira. Më kanë thënë se kryesia e fundit është zgjedhur në bazë të klaneve të Belind Këlliçit. Ai ka mbushur 35 vjeç janarin e kaluar. Nuk kam dashur të flas para protestës. E ftoj në një emision që ta debatojmë problemin e votimit dhe manipulimit të votave. Ai ka luftuar dikë që i ka dhënë PD më shumë se ai. Interesi i vetëm që ai ka është që të bëhet kryetari i PD. Ai është thjesht bishti i Lulzim Bashës. Karrierën e tij e ka nisur në bashki me Lulzim Bashën. E ka udhëhequr FRPD si Basha në PD. Unë kam diskutuar me zotin Berisha. Unë çdo gjë që kam ditur ia kam thënë zotit Berisha. Nuk kam pasur asnjë interes te zoti Berisha. I kam thënë se nëse ky person ka bërë manipulime duhet të diskualifikohet. Belind Këlliçi donte që bëhej nënkryetar. Gjyqi i tij nuk ka sens. Ai ka marrë lekë nga një kompani në Durrësi që shiste banane dhe më pas u kap në drogë. Tani më thonë që nëse Berisha do humbte zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm këta do i kërkonin që të jepte dorëheqjen”, tha ajo.

belind kellici Evi Kokalari frpd
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.