Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Majori me shtëpi bari në Holandë, Bardhi pyet ministrinë: A është cenuar siguria e shtetit?

11:36 / July 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet në policinë ushtarake kanë mbledhur Komisionin e Ligjeve ditën e sotme ku ka pasur debate mes mazhorancës dhe opozitës. Në këtë projektligj parashikohet që në , zonat ushtarake nuk do të mbrohen më nga policia ushtarake, por do të kenë vetëm mbikqyrje, ndërsa mazhoranca kërkon që Ministri i Mbrojtjes nuk do të mbrohet vetëm nga garda, por edhe nga policia ushtarake.

Ndërkohë debate të forta ka sjellë edhe skandali me majorin e shkarkuar të ushtrisë shqiptare në Holandë i cili akuzohet për kultivim kanabisi gjatë një misioni me NATO-n.

Gjatë punimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti Demokrat Gazment Bardhi ngriti disa pyetje në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes se çfarë hapash ka ndërmarrë për këtë rast dhe a kanë dijeni për raste të tjera.

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Një oficer i ushtrisë shqiptare që është atashuar pranë operacionit të NATO në Holandë, që veç detyrës së tij si ushtarak, pasi mbaronte punën e hiqte veshjen ushtarake ishte angazhuar në trafikim të lëndëve narkotike. Pra kemi çuar në bazë të lartë të NATO, një ushtarak të lartë, të arrestuar në Holandë për trafik droge. Ka patur një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, që në fakt nuk sqaronte asgjë, vetëm se i kishte bërë thirrje ushtarakut të kthehet në Atdhe. Ishte administrator ai i shtëpisë së barit në Holandë. Dua të di cilat ishin veprimet e policisë ushtarake? A ka patur Ministria informacion mbi veprimtarinë kriminale të ushtarakut? Çfarë veprimesh ka kryer SHIU, a keni informacione për zyrtarë të tjerë të përfshirë në veprimtari të tillë? Si apo sa ndikon kjo çështje në raportet me NATO? A është cenuar siguria e shtetit shqiptarë?

Kotilda Bushka: Sllini lajm gazetash pa lexuar. Qasja se si reagohet ndaj veprimeve të gabuara është ajo që gjykohet. Cila është lidhja me projketligjin që po shqyrtojmë sot?

Dallëndyshe Bici: Forcat e Armatosura, në respekt të uniformës s’mund të identifikohen më këtë rast. Do ndiqen hapat ligjor. Përgjegjësia individuale.

Gazment Bardhi: Në fakt nuk është përgjegjësi personale por dështim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak se për këtë paguhen këta dhe këtë të përgjegjësisë personale lërjani dikujt tjetër. E mbani mend atë rastin kur ushtaraku në detyrë transportonte drogë me helikopterin e ushtrisë dhe u zbulua kur iu prish helikopteri. Ministria duhet të kryejë hetime pro aktive që të mos çojmë këta ushtarakë që ruajnë shtëpi bari në bazat e NATO-s. Ka dështuar Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, policia ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Klotilda Bushka: S’kemi pse diskutojmë çështje që si përkasin rendit të ditës.

Pandeli Majko: Zoti Gazi i shërben atij brezi që nuk e ka shërbyer ligjin e detyrimit ushtarak ndaj nuk e njeh mirë strukturën. S’kemi të bëjmë me ngjarje që prek të gjitha strukturat e ushtrisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga kriptoasetet te kanabisi mjekësor/ Këshilli i Ministrave miraton vendime dhe projektligje të reja

20:39 / October 2, 2026

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet “Non grata”, s’ka ftesë

20:04 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.