Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Urgjenca e infektivit, Çomo: Shumë raste të reja me HIV tek 18-vjeçarët

15:17 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 najada cobo43 1 600x360 1657628422
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në urgjencën e spitalit infektiv në QSUT, është rritur numri i rasteve të reja me HIV/AIDS.

Shefja e spitalit infektiv në QSUT, Najada Çomo në një intervistë të saj të parë për Gazetasi.al thotë se rastet e reja i përkasin moshës mbi 18 vjeç, kryesisht meshkuj, ku pjesa dërrmuese janë homoseksualë apo përdorues të drogave.

Sipas saj, shqetësuese paraqiten dhe rastet me forma të rënda të hepatit B, infeksion viral që transmetohet përmes rrugës seksuale, por fatmirësisht s’ka pasur humbje jete.

Shefja e spitalit infektiv, Najada Çomo thotë se, në spital përveç rasteve me Covid-19, po trajtohen dhe pacientët e prekur nga sëmundjet infektive. Të cilat janë me natyrë virale dhe bakteriale si leshmanjoza, bruceloza, apo sëmundjet që kanë si shkak infektimi brejtësit dhe vektorët apo dhe sëmundjet gastrointestinale.

Por sipas saj, numri i shtrimeve nuk ka ndryshuar në raport me vitet para pandemisë.

“Nuk ka ndryshuar numri i shtrimeve, madje mund të them se është më i ulët, por në pavion janë shtuar format e rënda me hepatit B. Rasti më i fundit është një 45-vjeçare e cila erdhi në gjendje të rëndë, por fatmirësisht nuk kemi pasur humbje jete.

Hepatitet B njihen si sëmundje që transmetohen përmes rrugëve seksuale por jo vetëm. Rrisku i infektimit janë dhe tatutë, apo përdorimi i shiringave nga një person te tjetri, tek përdoruesit e drogave me injeksion”.

Çomo thotë se shqetësuese është rritja e rasteve me HIV.

“Kjo është më shqetësuese, rritja e rasteve të reja me HIV dhe ulja e moshës së pacientëve.

Kemi 80 raste të reja deri më tani ku HIV është konstatuar dhe tek 18-vjeçarët. Pjesa dërrmuese e rasteve të reja i përket kategorisë së homoseksualëve, por ka dhe shumë të prekur tek kategoria heteroseksualë. Mund të them se mbizotëruese të rasteve janë meshkuj. Duhet të them se sidomos mosha e re vijnë në stadin e hershëm. Fatmirësisht kanë reaguar mirë ndaj terapisë. Kryesisht mosha 18-30 vjeç janë të informuar se mjekimi është efikas dhe pranojnë menjëherë të futen në skemë, por ka dhe raste kryesisht 45-70 vjeç që e kapin sëmundjen në stade të avancuara. Dominojnë rastet e moshave mbi 18-vjeç që jetojnë në zonat urbane, kryesisht Tirana dhe emigrantët e kthyer për pushime në atdhe. Por duhet thënë se virusi HIV prej vitesh po qarkullon brenda vendit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

20:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.