Janë 22 studentë që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës të cilët do të fitllojnë punë si prokurorë. Ata morën emërimet e reja sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Më 27.07.2022 do të caktohen në detyrë në zyra të ndryshme të prokurorive si në Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Lezhë, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Sarandë etj.
Ndërsa më 28 korrik prokurorët e rinj do betohen përpara KLP-së në një ceremoni dhe do të fillojnë punën menjëherë.
