Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali, në Corso Regio Parco.
Automjet tip Ford Fiesta, i cili drejtohej nga Olti Hysenaj, është përplasur me një shtyllë të dritave të rrugës, dhe më pas me një pemë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës, por i riu shqiptar kishte ndërruar jetë në vend.
