Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kërcënimi nga Radojçiç/ Enver Hoxhaj: Një kriminel që operon me mandatin e Vuçiç

22:49 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoxhaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë, Milan Radojçiç, që kërkohet nga policia, u kthye në Kosovë dhe foli për vendimin e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se terrori ndaj popullit serb po fillon. Në një video të publikuar në rrjete sociale nga mediet serbe, ai shihej nga kufiri mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni t’ju them, edhe të tjerëve, unë jam këtu. Jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia!”

Sipas nënkryetarit të kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, Radojçiç ka shpërndarë videon për të përcjellë një mesazh, por mesazhi i tij është totalisht i pavlerë.

“Ky personazh është një kriminel tipik, që operon nën mandatin e Vuçiçit, dhe mendoj se vizita e tij diku në majë të malit ka qenë me mandatin e Vuçiç, po ai nuk guxon që të shkelë territorin e Kosovës në mënyrë të mirëfilltë, se do të arrestohet menjëherë nga policia e Kosovës”, thotë Hoxhaj.

Radojçiç kërkohet nën dyshimet se është i përfshirë në vrasjen e kundërshtarit të Listës Serbe, Oliver Inavnoviç. Ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në krim të organizuar.

enver hoxhaj radojcic Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.