Pas pamjes së mrekullueshme të yjeve të Hollwyood që të gjithë i kemi zili, nuk janë veç produktet e shtenjta, por edhe produkte që mund t’i gjejmë në kuzhinë lehtësisht. Këta përbërës dhe produkte mund t’i marrim çdo ditë, ato përdoren nga persona ttë famshëm si Sienna Miller, Nicole Kidman, Blake, Catherine Zeta-Jones e të tjera.
Keçap për kujdesin e flokëve u përdor për disa kohë nga Sienna Miller. “E vetmja gjë që bënte ndryshim ishte keçapi, ndaj më duhej të vendosja salcë domatesh në flokët e mi për rreth një vit e gjysmë, derisa të ktheheshin në normalitet”, tha Sienna, flokët e së cilës janë bionde dhe mjaft të brishta.
Blake Lively përdor majonezën. “Nëna ime më mësoi këtë këshillë vërtet të mrekullueshme bukurie. Para se të bënte dush, ajo aplikonte vaj ose majonezë në gjysmën e poshtme të flokëve. Në këtë mënyrë, kur ajo lahej me shampo, sapuni nuk do t’i zhveshte pjesën e poshtme të flokëve dhe nuk do t’i thante, duke i bërë të brishtë”.
Catherine Zeta-Jones për flokët e saj të errët kujdeset me birrë. “Unë i trajtoj flokët me mjaltë dhe birrë. Me ditë të tërë ndjej aromën e birrës, e cila është shumë e mirë për flokët e mi”. Aktorja Nicole Kidman përdor boronicë për flokët e saj. “Nëse keni flokë të kuq, provoni t’i lani me lëng boronicë, dhe nëse jeni bionde, shpëlarja me shampanjë mund të bëjë mrekulli”.