Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy të rinjve është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Milot- Rrëshen.
Një automjet tip “Wolsvagen” ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar poshtë rrugë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punohet për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
