Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ishin shndërruar në makth për bizneset, “goditen” vëllezërit fierakë

16:51 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ggg 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Në harkun kohor të dy ditëve, dy grupe vëllezërish kishin vjedhur biznese të ndryshme në Fier, ndërsa kishin tentuar të grabisnin një tjetër.

Në pranga ranë Emiljano Malaj (Griseld Mandreja) dhe Arteus Muhaj. Ndërkohë, u procedua Mikel Malaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Marenglen Muhaj.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Fier.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të kryera gjatë ditëve të fundit, në dyqanet e qytetit të Fierit.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.M. alias G. M., 28 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit G. M.), si edhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit A. M.).

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 10.07.2022, kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj.; në datën 10.07.2022 kanë vjedhur  bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S.; në datën 12.07.2022 kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit M. M. dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier Vellezerit Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.