Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ngushtohet gara për pasuesin e Johnson, Rishi Sunak kryeson për momentin

21:01 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boris johnson 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë kandidatë kanë mbetur në garë për të zëvendësuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson pas raundit të parë të votimit, teksa ministri i financave Nadhim Zahawi dhe ish-ministri i jashtëm Jeremy Hunt u eliminuan.

Garën tani e kryeson i dorëhequri si ministër i financave Rishi Sunak, me 88 vota. Pas tij vijnë Penny Mordaunt me 67 vota dhe Liz Truss siguron 50 vota.

Tani në garë janë vetëm 6 kandidatë . “Unë do të largohem së shpejti me kokën lart,” tha Johnson në seancën e tij të parafundit të Pyetjeve në Dhomën e Komunave, pas një kolapsi spektakolar të kabinetit javën e kaluar.

Raundet e reja të votimit do të zhvillohen të enjten dhe, nëse është e nevojshme, edhe javën e ardhshme derisa të mbeten vetëm dy kandidatë, me një pasues të Johnson që pritet të zgjidhet deri më 5 shtator.

Pak nga pretendentët kanë një profil të lartë publik. Ish-shefi i Thesarit Rishi Sunak është i preferuari dhe ka numrin më të madh të mbështetësve të deklaruar, i ndjekur nga Sekretarja e Jashtme Liz Truss dhe Ministrja e Tregtisë Penny Mordaunt.

Megjithatë, një sondazh i ri i kryer nga YouGov pyeti qindra anëtarë të Partisë Konservatore se kush do të ishte zgjedhja e tyre numër një për kryeministër, dhe në çdo skenar Penny Mordaunt doli në krye.

gara johnson rishi sunak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.