Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sociologu Gëzim Tushi ngre çështjen shqetësuese: Qeveria të gjejë ilaçin për këtë sëmundje patologjike

21:15 / July 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gezim Tushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sociologu Gëzim Tushi, referuar raportit të fundit të INSTAT, ka folur për shpopullimin në vendin tonë. Në një intervistë televizive, Tushi tha se disa faktorë që kanë ndikuar në plakjen e popullsisë janë ndryshimet ekonomike dhe ato politike.

Gëzim Tushi: Fenomeni i rrudhjes i  plakjes së popullsisë është një dukuri që ka filluar pas viteve ’90. Para viteve ’90 ne kemi qenë popullsia më e re e Europës. Pas viteve ’90 kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha. Ndryshimet ekonomike, politike do të pasqyroheshin doemos në ndryshime demografike. Po ashtu kanë ndodhur dhe ndryshime të tjera që kanë të bëjnë më strukturën e familjes.

Ndër të tjera ai tha se një faktor tjetër është se çiftet e reja nuk kanë prioritet fëmijët, gjë e cila çon në plakjen e popullsisë.

Gëzim Tushi: Tashmë duket se fëmijët nuk janë më prioritetit i çifteve të reja. Ata kanë disa prioritete të tjera siç janë paraja, karriera, suksesi të cilat kanë bërë që të reduktohet numri i fëmijëve. Kjo po sjellë plakjen e popullsisë. Unë gjithmonë them se  shoqëria shqiptare po prish balancat midis moshës së vjetër dhe moshës së re. Duket se po krijohet një shoqëri me flokë të thinjura ku numri i të moshuarve po rritet.

Nuk kemi vetëm problem demografik, që ka të bëjë me plakjen e popullsisë dhe me rrudhjen e popullsisë, por është dhe ekonomik e social. Sipas Tushit, faktor tjetër që ndikon në plakjen e popullsisë është edhe emigracioni masiv.

Gëzim Tushi: Shqetësues është fakti se edhe pas 30 vitesh vazhdojmë të kemi emigracion të pandërprerë. Zhgënjimi i njerëzve, mungesa e shpresës, dëshpërimi, papunësia, varfëria, treguesit e kriminalitetit,. të gjitha këto kanë krijuar një situatë dëshpëruese që bëjnë njerëzit të largohen nga vendi. Niveli i papunësisë te të rinjtë në shoqërinë shqiptare është më i larti.

Unë mendoj se gjëja e parë që kërkon shoqëria shqiptare është që pjesa politike dhe ata që kanë përgjegjësi për këtë vend, duhet të gjejnë ilaçin për të zhdukur këtë sëmundje patologjike, e pandalshme për shoqërinë, që po e plak e po e rrudh shoqërinë shqiptare.

Ai është ndalur dhe tek shëndetësia, ku tha se largimi i mjekëve dhe infermierëve po i bën një dëm shumë të madh sistemit shëndetësor.

Gëzim Tushi: Besoj se shëndetësia është sektori që po e ndjen më shumë goditjen nga ky emigracioni artificial i kohëve të fundit. Largimi i mjekëve dhe infermierëve, po i bën një dëm shumë të madh sistemit shëndetësor. Nëse do të vazhdojë me këto rrjedhje kaq të fuqishme dhe me këto largime kaq masive të trurit të mjekësisë, do të thotë se mjekësia do të jetë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë.

gezim tushi Qeveria semundje patologjike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.