Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia djeg mijëra rrënjë kanabis në Bulqizë

09:22 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 07 14 at 9.13.51 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Bulqizë policia ka gjetur dhe ka djegur mijëra rrënjë me kanabis. Operacioni është zhvilluar pas konstatimit të koordinatave nga avioni i Guarda di Finanza-s italiane. “Në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë. Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetas që ndiqeshin në gjendje të lirë”,-informon Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të tyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit.

Si rezultat, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë. Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetas që ndiqeshin në gjendje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër ekzekutuan 3 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, e cila pas hetimeve të thelluara për ngjarjen e ndodhur më datë 26.06.2022, ku pas një konflikti mbeti i lënduar rëndë një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. T., L. K., A. T., të cilët po procedoheshin penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.