Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngacmoi seksualisht një vajzë dhe e goditi me grushte, arrestohet 39-vjeçari

16:05 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sheshi skenderbej
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej” ku një 39-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë dhe më pas e ka goditur atë me grushte.

Policia bën me dije se 39-vjeçari me iniciale S.M. është arrestuar nga policia. Ai kishte qenë i dënuar më parë për vrasje ndërkohë që tre ditë më parë ka sulmuar edhe një tjetër person në po të njëjtën zonë të kryeqytetit dhe i ka marrë atij celularin.

Njoftimi i policisë:

Ngacmoi seksualisht dhe dhunoi një shtetase, kapet dhe vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3., 39-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në sheshin “Skënderbej”, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e kishte goditur atë me grushte, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Brenda pak minutave, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 39 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 11.07.2022, në sheshin “Skënderbej”, ka goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.