Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqiptari dënohet me burg pasi vodhi 7 “byrekë” në Greqi

22:38 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
byreke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burg për disa byrekë pse kishte uri! Një 60-vjeçar shqiptar është dënuar me katër muaj e dhjetë ditë burg në Greqi pasi akuzohet për vjedhjen e shtatë byrekëve të ëmbël në një supermarket. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar në një supermarket në Lagadas, Selanik. Shqiptari thuhet se ka vjedhur 7 byrekë të ëmbël me vlerë totale 15.26 euro, nga të cilat njërën e futu poshtë rrobave dhe pjesën tjetër në një çantë.

Një punonjës i biznesit kishte njoftuar policinë dhe në vendngjarje shkuan dy policë. Kur policia ka mbërritur në supermarket 60-vjeçari me origjinë nga Shqipëria nuk ka pranuar të kontrollohet duke thënë gjëra të pakuptueshme.

Avokati i 60-vjeçarit tha se vjedhja e tij është kryer pa vetëdije të plotë pasi përmendi një problem që i kishte ndodhur vitet e fundit në kokën e tij. Ky pretendim është konfirmuar nga i afërmi i tij dhe punëdhënësi i tij, të cilët janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve. Ata deklaruan se i akuzuari ka punuar për më shumë se 25 vjet në një fabrikë djathi, nuk ka shkaktuar asnjëherë probleme për policinë dhe është paguar në mënyrë të kënaqshme.

Shqiptari gjatë kërkimit të faljes tha se ai kishte ndërmend t’i paguante byrekët. Në gjykatë ai u shpall fajtor por pasi apeloi vendimin 60-vjeçari u la i lirë.

byreke Greqi shqiptari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.