Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pse meshkujt kanë jetëgjatësi më të shkurtër se femrat?

16:15 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cift
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të reja që mund të shpjegojnë pse burrat zakonisht nuk jetojnë aq gjatë sa gratë.

Hulumtimet sugjerojnë se kjo është e lidhur me humbjen e kromozomit Y, i cili mund të ndikojë aktiviteitn e muskulit te zemrës dhe mund të çojë në dështim vdekjeprurës të zemrës.

Rreth 40% e 70 vjeçarëve vuajnë nga humbja e këtij kromozomi seksual mashkullor, por ata mund të përfitojnë nga një ilaç ekzistues.

Kromozomet janë tufa të ADN-së në secilën qelizë të cilat vijnë në çifte. Gratë kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë një kromozom X dhe Y.

Profesor Kenneth Ëalsh, nga Universiteti i Virxhinias, tha: “Veçanërisht pas moshës 60 vjeç, burrat vdesin më shpejt se gratë. Është sikur ata biologjikisht të plaken më shpejt.

Ai shtoi: “Ky hulumtim i ri ofron të dhëna se pse meshkujt kanë jetëgjatësi më të shkurtër se femrat”.

Pirfenidoni (imedikament që përdoret për trajtimin e fibrozës pulmonare idiopatike ) mund të ndihmojë kundër efekteve të dëmshme të humbjes së kromozomeve, tha studiuesi i Universitetit të Virxhinias (UVA), Kenneth Ëalsh.

Shumë meshkuj fillojnë të humbasin kromozomin e tyre Y në një pjesë të qelizave ndërsa plaken, diçka që duket të jetë veçanërisht e vërtetë për duhanpirësit.

Shkencëtarët më parë zbuluan se burrat që vuajnë nga humbja e kromozomit Y kanë më shumë gjasa të vdesin në një moshë më të re dhe të vuajnë nga sëmundje të lidhura me moshën, si Alzheimer.

Hulumtimi i ri besohet të jetë prova e parë e fortë se humbja e kromozomeve shkakton drejtpërdrejt efekte të dëmshme për shëndetin e meshkujve.

Studiuesit përdorën teknologjinë e modifikimit të gjeneve për të zhvilluar një model të veçantë të miut për të kuptuar më mirë efektet e humbjes së kromozomit Y në gjak.

Ata zbuluan se humbja përshpejtoi sëmundjet e lidhura me moshën dhe i bëri minjtë më të prirur ndaj dhëmbëve të zemrës dhe çoi në vdekje të hershme.

Gjetjet janë publikuar në revistën Science.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.