Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Për kokën e Ervis Martinajt, të rinjtë po vriten

08:35 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 07 17 at 20.19.18 696x1178 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mekanizmi i përdorur nga vrasësit e masakrës me tre viktima në Fushë-Krujë, është i njëjti me atë të përdorur në vrasjen e Erigers Mihasit 13 nëntorin e vitit të kaluar në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas ekspertit të sigurisë, Artan Rexhepi tregon se ka një mundësi të madhe që vrasjet të jenë kryer nga e njëjta dorë.

Rivalët e Ervis Martinajt po eliminojnë miqtë e tij një nga një. Në masakrën e së dielës u vra Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, i njohur më parë për precedentët penalë. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë, i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Autorët të cilët ndodheshin në makinën tip “Volswagen Passat”, e njëjtë si ajo e viktimave, ishin pozicionuar tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Ata kishin organizuar një pritë të mirë menduar duke mos lënë asnjë mundësi që shënjestra e tyre të largohej.

Sapo makina në të cilën ndodheshin Diklen Vata, Arbër Hoxha dhe Brilant Martinaj është futur në mbikalim është gjendur në breshërinë e plumbave, ku mendohet se autorët e kësaj masakre kanë zbrazur dy karikatorë automatikësh. Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

Në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK-u nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt, por s’kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK-ut, rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish-policit Santiago Malko nga anëtarët e klanit “Duka” gushtin e vitit 2019.

Ervis Martinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.