Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në Kryeministri ngrihet flamuri i BE-së, Rama: Simbolizon ngritjen e vendit në një tjetër nivel

08:55 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1658299447 Screenshot3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas momentit historik në Bruksel të çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, këtë mëngjes të së mërkurës, në godinën e Kryeministrisë u ngrit flamuri i Bashkimit Europian. Në fjalën e tij përpara trupit diplomatik në vend, ministrave, deputetëve dhe të përfaqësuesëve fetar në vend, kreu i qeverisë Edi Rama, tha se ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel.

“Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e Kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. Ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënies së shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me standardet europiane”.

Po ashtu shtoi se do të kishte dashur që të ishte edhe opozita, por që ato sipas kryeministrit, janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së. “Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, pasi jo gjithçka që është arritur në këtë vulë të gjatë mban vulën e palës sonë, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para”.

Po ashtu Rama nënvizoi edhe se hapja e negociatave nuk e bën rrugën e anëtarësimit më të lehtë, por shumë më sfiduese. Të martën në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori amerikan viziton Kuvendin, Eric Wendt pritet nga Niko Peleshi: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

09:39 / October 2, 2026

‘Prania Besnike’ rikthehet sot, Rama: Dëgjesa me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë

09:34 / October 2, 2026

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.