TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shqipëria “notë verbale” Këshillit të Europës: Raporti i Dick Marty për UÇK është i pabazë

11:13 / August 12, 2022

Tedi Blushi: Tirana po bëhet e pabanueshme

10:55 / August 12, 2022

Kthyen pyllin në parcelë hashashi, në pranga babë e bir në Bulqizë

10:43 / August 12, 2022

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, veç tre janë aktive, Ministria tregon zonat më problematike

10:32 / August 12, 2022

Kreu i PL nuk mohon kandidimin për Tiranën. Rama mbështet Veliajn në sulmin ndaj Metës

10:20 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Në Kryeministri ngrihet flamuri i BE-së, Rama: Simbolizon ngritjen e vendit në një tjetër nivel

08:55 / July 20, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas momentit historik në Bruksel të çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, këtë mëngjes të së mërkurës, në godinën e Kryeministrisë u ngrit flamuri i Bashkimit Europian. Në fjalën e tij përpara trupit diplomatik në vend, ministrave, deputetëve dhe të përfaqësuesëve fetar në vend, kreu i qeverisë Edi Rama, tha se ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel.

“Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e Kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. Ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënies së shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me standardet europiane”.

Po ashtu shtoi se do të kishte dashur që të ishte edhe opozita, por që ato sipas kryeministrit, janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së. “Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, pasi jo gjithçka që është arritur në këtë vulë të gjatë mban vulën e palës sonë, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para”.

Po ashtu Rama nënvizoi edhe se hapja e negociatave nuk e bën rrugën e anëtarësimit më të lehtë, por shumë më sfiduese. Të martën në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Edi Rama
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shqipëria “notë verbale” Këshillit të Europës: Raporti i Dick Marty për UÇK është i pabazë

11:13 / August 12, 2022

Tedi Blushi: Tirana po bëhet e pabanueshme

10:55 / August 12, 2022

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, veç tre janë aktive, Ministria tregon zonat më problematike

10:32 / August 12, 2022

Kreu i PL nuk mohon kandidimin për Tiranën. Rama mbështet Veliajn në sulmin ndaj Metës

10:20 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Shqipëria “notë verbale” Këshillit të Europës: Raporti i Dick Marty për UÇK është i pabazë

11:13 / August 12, 2022

Pengmarrësi i bankës del me 30 mijë dollarë dhe kthehet në hero

09:47 / August 12, 2022

Çfarë kërkonte që të gjente FBI-ja në shtëpinë e Trump? CNN: Dokumente për armët bërthamore

09:33 / August 12, 2022

Zhdukja e Martinajt, nga mesazhi misterioz te vizita e shokut, si dhe saga e vrasjeve kriminale

08:44 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Shqipëria “notë verbale” Këshillit të Europës: Raporti i Dick Marty për UÇK është i pabazë

11:13 / August 12, 2022

Tedi Blushi: Tirana po bëhet e pabanueshme

10:55 / August 12, 2022

Kthyen pyllin në parcelë hashashi, në pranga babë e bir në Bulqizë

10:43 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.