Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reforma Territoriale, Bylykbashi: Në parime, jo në pazare. Kaso: Rajonet, jo “kali i trojës” për PS

11:44 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1658309388 WhatsAppImage20220720at11.21.53AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga selia blu, nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Oerd Bylykbashi, i cili është dhe anëtar në Komisionin për Reformën Territoriale, tha se duhet një konsensus i gjerë politik. Për të ky veprim do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike

“Është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD, ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite. Qëndrimi ynë i kryetarit është i qartë për të bërë një diferencë. Reforma territoriale duhet të shfrytëzohet dhe nuk duhet të humbet momenti sepse diçka e bërë keq do të merrte një kohë të gjatë. Propozimi ynë në kuadër të punës që po bëhet, do e bazojmë tek studime dhe propozime të mirëmenduara dhe të financuar nga partnerë ndërkombëtarë. Ne kemi kapacitetet më të mira për të ofruar një reformë cilësore. Rreth 9 muaj nga tani do të kemi edhe zgjedhjet, theksoj se reforma duhet të jetë konsensuale dhe jo si e 2014 dhe pa konsensus. Konsensusi i bazuar mbi parime dhe jo pazare do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike”.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, thotë se reforma Zgjedhore dhe Territoriale duhet të ecin në të njëjtën kohë, gjë e cila nuk po ndodh. Kaso tha se për Rajonet që përmend PS, mos të shërbejnë si preteks për të ndryshuar kushtetutën.

“Janë të lidhura në mënyrë organike dy reformat Zgjedhore dhe Territoriale. Nuk po ndodh kështu që të ecin me një shpejtësi. Një produkt për Reformën Territoriale të mos shërbejë si preteks për të bërë Pazar për Reformën Zgjedhore. Nuk duam që Rajonet e përmendura nga PS-së, të shndërrohen në Kalin e Trojës për të prekur Kushtetutën, që t’i japë maxhorancës pushtet pa vota. Do të ishte gjëja më e dëmshme për një demokraci, sidomos në kushte e një demokracie të brishtë siç është e jona. Në kemi ngritur grupet e Punës për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore në mënyrë që të jemi gati për çdo lloj produkti”.

PD reforma zgjedhore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.