Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Unë s’jam me Berishën”/ Prapaskenat e darkës 5 orëshe të deputetëve të PD-së: Grup drejtues që të futemi në …

15:09 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cupi 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen diskutimet në takimin e deputetëve që nuk i janë bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha, një ditë më parë. Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar se duhen bërë një grup drejtues për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

Sipas News 24. Dhurata Çupi ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje e mirë për të bërë opozitë të vazhdueshme në Kuvend duke mbajtur këtë qëndrim edhe në vazhdim.

Ferdinand Xhaferraj: Duhet të bëjmë një grup drejtues me 3 ose 5 veta, dhe të shkojmë në zgjedhjet vendore. Pra që ne ti besojmë gjithë vendimarrjen. Une e kam deklaruar se jam pjesë e grupit këtu, për shkak se nuk jam me Sali Berishën, sepse Shqipëria nuk ka të ardhme me Berishën.

Dhurata Çupi: Mbledhja e grupit bashkë dhe diskutimi hapur me njeri-tjetrin, çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon është shumë e mirë si ide. Kemi kaluar një vit të vështirë politik me dilema me veten. Debate me ndërgjegjen a po bëjmë më të mirën me këto qëndrime. Dhe jemi përballur shumë me keto qëndrime. Një gjë jam e bindur që kështu siç jemi deri sot nuk jemi mire si grup. Të flasim hapur dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Ne bëjmë opozitë të vazhdueshme në Kuvend të gjithë dhe duhet ta mbajmë këtë qëndrim edhe në vazhdim.

Ndërsa Lëfter Gështenja i cili ka qenë edhe një nga inciuesit e këtij takimi është shprehur se ka ftuar vetëm 34 nga 35 deputetë duke përjashtuar kështu Lulzim Bashën si kusht i një pjese prej kolegëve.

Lëfter Gështenja: Këtë takim e kam inciuar së bashku me Flamurin, për të folur hapur, për të pirë një kafe, dhe për të diskutuar me njeri tjetrin, të ardhmen e grupit, dhe çfarë shkon mirë apo keq. Kam ftuar 34 deputete, nga 35, dhe nuk kam ftuar Lulzim Bashën, për shkak se disa kolegë ma vendosën kusht që nëse do të ishte Basha, ne nuk do te vinim ketu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.