Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ibrahimaj 1 380x200 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar pas dëmtimit të një prej filialeve të Postës Shqiptare në Tiranë, si pasojë e akteve të dhunës.

Përmes një postimi në Facebook, Ibrahimaj bëri të ditur se ka qenë në terren pranë një prej ambienteve të dëmtuara, duke theksuar se shërbimet për qytetarët do të vijojnë pavarësisht situatës.

Ibrahimaj u ka bërë thirrje pensionistëve dhe qytetarëve të tjerë që marrin shërbime në filialet e dëmtuara që t’u drejtohen degëve të tjera të Postës Shqiptare.

“Në terren, pranë një prej filialeve të Postës Shqiptare të dëmtuara nga aktet e dhunës në Tiranë. Shërbimi ndaj qytetarëve nuk do të ndalet! Pavarësisht dëmeve të shkaktuara ndaj pronës publike, mbetemi të angazhuar për të garantuar vijimësinë e shërbimeve të përditshme. Pensionistët dhe të gjithë qytetarët që marrin shërbime pranë filialeve të dëmtuara mund t’u drejtohen filialeve të tjera të Postës Shqiptare. Siguria e qytetarëve dhe vijimësia e shërbimeve mbeten prioriteti ynë”, thotë Ibrahimaj.

Sipas ministres, siguria e qytetarëve dhe garantimi i vijimësisë së shërbimeve mbeten prioritet.

Ibrahimaj Protesta sherbimi i postes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-kandidatja e Berishës, me bombola shpërthyese/ Ilirjana Kurçana mes të miturve në protestë, i nxit për dhunë

12:26 / October 16, 2026

Probleme me sistemin e trafikut ajror italian, Aeroporti i Tiranës njofton anulimet

12:16 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.