Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flutura Açka: Kur dola nga zyra e Bashës, mendova se Berisha nuk ka ikur kurrë nga PD. Nuk fal komentet për tim bir

16:34 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flutura acka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u mblodhën ditën e djeshme në orën 18:00, në një nga lokalet e Tiranës, për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike.

Në bisedat mes deputetëve të PD që njihen si kundërshtarë të Berishës, ka rënë në sy deklarata e deputetes Flutura Açka.

“Ky grup nuk mund të rrijë bashkë në kushtet e mungesës së sinqerietit dhe mirëkuptimit të plotë. Eshtë krijuar përshtypje brenda grupit, por edhe jashtë, se këtu është një celulë që punon vetëm për kthimin e Bashës, madje qarkullojnë edhe emrat se cilët janë. Duke bërë këtë, përfshijnë në aksionin e tyre pa dashje edhe pjesën tjetër të grupit, që është cilësuar si bashkëpunëtorë të Bashës. Vetë jam e lodhur duke u thirrur e duke lexuar për veten si bashiste. Une nuk bëj pjesë aty, opinionin tim dhe idetë e mia i kam bërë të qarta. Nëse edhe ky grup që e mban këtë stigmë nuk hapet dhe ta bëjë të qartë pozicionin e tij, do t’i shërbejë vetëm ndarjes së grupit dhe skizma do të shkojë deri në fund. E kam mbrojtur zotin Basha për disa muaj në vendimin e tij, e bindur se e drejta ishte me të, por nuk e bënë të gjjthe, duke qenë të mirë me të gjithë. E kam vlerësuar dhe e kam besuar si të sinqertë dorëheqjen e zotit Basha, dhe nëse pas saj punohet për rikthimin e tij nga grupe të vogla të caktuara, duke krijuar ishuj në grup, me qëndrime as mish as peshk dhe pa aksione të qarta politike, une do të ndiej nevojën të distancohem. Qëndrimet duhet të jenë të qarta dhe publike, të tilla që nuk fyejnë askend, por i shërbejnë unifikimit dhe demokratëve që presin nga ne. Unë nuk dua të jem e përdorur. Nëse do ta ndiej këtë, do të vendos për një qasje tjetër politike për veten.

Kur dola nga zyra e Lulzim Bashës, pasi më propozoi për të qenë deputete, pashë në korridore të njëjtët njerëz që i rrinë Sali Berishës. Aty mendova se Sali Berisha nuk ka ikur kurrë nga PD, se PD-në e drejton ende Sali Berisha. Unë kam marrë shumë kosto gjatë kësaj kohe. Ajo që nuk fal kurrë janë komentet për djalin tim. Kam menduar të jap dorëheqjen pas atij momenti. Por nuk e bëra sepse kisha detyrime ndaj votuesve dhe demokratëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.