Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hajduti serial në Tiranë filmohet me video duke vjedhur nëpër dyqane

17:32 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6385583504023992373
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Break”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 19.07.2022, pasi ka thyer xhamin e një dyqani në rrugën “Eshref Frashëri”, ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi K. M., gjatë 2 javëve të fundit, kryesisht gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në disa subjekte të ndryshme.

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i 7 ngjarjeve, konkretisht:

*Më datë 07.07.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje në një biznes;

*Më datë 08.07.2022, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se, në një subjekt, ka vjedhur një aparat celular në pronësi të shtetasit B. H.;

*Më datë 13.07.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se, në një dyqan syzesh, ka vjedhur me thyerje disa palë syze;

*Më datë 14.07.2022, në rrugën “Vaso Pasha”, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;

*Po me datë 14.07.2022, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur disa veshje;

*Më datë 15.07.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;

*Më datë 17.07.2022, në rrugën “Muzakët”, dyshohet se, pasi ka thyer xhamin, ka tentuar të vjedhë në një biznes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Deklarate e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, shtetasit A. C., 33 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.