Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka hapur një seri ngjarjesh të ndodhura katër vitet e fundit, midis tyre edhe ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçi, i vrarë nëntorin e 2021.
Kjo video tregon momentet e fundit të të ndjerit pranë të cilit afrohet një automjet Toyota, prej të cilës zbret vrasësi i cili e qëllon për vdekje 60-vjeçarin. Për këtë atentat gjatë hetimit paraprak policia lokale hapi disa pista midis tyre edhe ajo e një plagosjeje në dëm të një të riu që është kushëri me Briland Martinaj, por pavarësisht dyshimeve atentati i Laçit mbeti mister.
