Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

E tmerrshme/ Bombardohet resorti turistik, 8 të vdekur dhe 23 të plagosur

23:36 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 62d87098c9a771
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një resort turistik në Irak, pasi është bombarduar dhe si pasojë kanë vdekur tetë turistë dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi turk në provincën veriore Dohuk në Irak, ka thënë media shtetërore irakiane të mërkurën.

“Bombardimet e ashpra” kanë goditur një resort në Zakho, qytet në kufi mes rajonit të Kurdistanit në Irak dhe Turqisë, ka thënë televizioni shtetëror.

Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave, duke përfshirë një njëvjeçar, ka thënë ministri kurd i Shëndetësisë, duke shtuar se të gjitha viktimat kanë vdekur pa arritur në spital.

Ministria turke e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate se dy militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) janë dorëzuar në pikën kufitare mes Turqisë dhe Irakut, e cila gjendet rreth 10 kilometra nga Zakho, por nuk ka përmendur sulmin.

Turqia kryen rregullisht sulme ajrore në veri të Irakut dhe ka dërguar komandot për të mbështetur ofensivën e saj, në kuadër të fushatës afatgjatë në Irak dhe Siri kundër militantëve të PKK-së kurde dhe milicisë së kurdëve sirianë YPG.

Ankaraja i konsideron të dyja këto grupe si terroriste. PKK ka luftuar shtetin turk prej vitit 1984.

Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt, i cili në të kaluarën ka qenë i fokusuar në juglindje të Turqisë, ku PKK ka synuar krijimin e atdheut etnik.

bombardohet irak resorti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.