Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama lëshon gjuhën në Kuvend: Nuk i zgjidhin ne problemet mes foltores dhe gojores në PD

10:45 / July 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1658392202xbandicam 2022 07 21 04 29 41 296 473
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me tone të forta, kryeministri Edi Rama tha në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, sesa herë që ka kriza në Partinë Demokratike, ata përdorin viktimat e Kosovës. Po ashtu duke përdorur një gjuhë të papërmbajtur, Rama u shpreh se nuk do të marrin asnjë hap të tillë për të zgjidhur ato që ai i cilësoi “probleme mes gojores dhe foltores”.

“Po të shikosh historinë e deklaratave dhe rezolutave, shikon ndryshimin si nata me ditën. Mes asaj që quhej PD dhe sot nuk e di si quhet dhe ne që quhemi PS. Sa herë ka pasur një krizë që duhet ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës.

Merrni shikoni si përkon me rezolutat dhe deklaratat për Kosovën kjo histori. Zgjoheni ju sot dhe kujtoheni për Srebrenicë. Jeni gati t’i rivarrosni dhe njëherë dhe t’i fusni në varrin masiv për të thënë që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran dhe demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju dhe as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap.

Nuk marrim hapa të tillë për të zgjidhur probleme mes foltores dhe gojores. Nuk bëhemi si foltorja dhe gojorja. U miratua rezoluta për Srebrenicën. Atëherë kur ishte planifikuar të miratohej, jo në ditën e gojores dhe foltores. Nuk keni çfarë i bëni bini gomarit i bini samarit”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.