Atentati ku Klisman Preçi u vra dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, vijon të mbetet pa autor. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona të dyshuar, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorëve dhe ata janë lënë sërish të lirë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, çka tregon se ka pasur një intesisitet të lartë të goditjeve në drejtim të automjetit fouristradë “Land Chrysler” në të cilin udhëtonin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi.
Janë kontrolluar dhe administruar pamje filmike të subjekteve përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar. Pamjet filmike po analizohen për të parë lëvizjet e automjetit të autoreve, të cilët mendohen se kanë ardhur përgjatë rrugës së vjetër Milot-Fushë Krujë dhe pas ngjarjes kanë ndjekur sërish këtë intenerar.