Të jesh vetja dhe të pranosh trupin tënd ashtu siç është- ky është mesazhi i rëndësishëm që këngëtarja nga Kosova Rina Balaj ka përcjell tek ndjekësit e saj në rrjetet sociale së fundmi.
Rina njihet për format trupore shumë të mira dhe fotot e nxehta në rrjetet sociale. Por nuk ka asnjë kompleks të pozojë me bikini edhe kur nuk është në ditët e saj më të mira. Ajo prej disa ditësh ndodhet në Greqi ku po kalon edhe pushimet e kësaj vere mes koncerteve që ka mbajtur atje. Nga shteti fqinj artistja ka ndarë një foto të pa edituara, duke treguar se si duket trupi i saj pa asnjë ndërhyrje, ‘photoshop’ apo filtër.

