Anëtarët e Konventës Kombëtare do të votojnë sot ndryshimet statutore të cilat më pas do t’i hapin rrugë dhe ndryshimit të emrit të kësaj force politike.
Në Pallatin e Kongreseve pritet të nisë Konventa Kombëtare e LSI-së.
I pyetur nëse do të bëjë parti të ri, Meta tha sot: “Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit.
Referendumi do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”.
