Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta flet për shpalljen non grata të Berishës nga Mbretëria e Bashkuar: Nuk ndikon në asnjë vendim timin!

22:17 / July 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas shpalljes non grata të Sali Berishës nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk di arsyet e një vendi tjetër. Ata kanë arsyet e tyre. Nuk ka asnjë arsye për të mos zbatuar vullnetin e votuesve të Partisë Demokratike. Këto janë historitë dhe përrallat e Edi Ramës. Gratat dhe non gratat e Shqipërisë janë përrallat e Edi Ramës.

Do bëhem me çdo njeri që është për referendumin. Dhe jam i bindur që kurrë Edi Rama nuk mund të jetë për referendumin. Nuk ndryshon asnjë vendim i asnjë vendi asnjë qëndrim për sa më takon mua. Kemi një marrëveshje ekstradimi me SHBA, nëse kanë një problem ta marrin ta ekstradojnë atje. Punë e tyre. Shumë mirë ka bërë që e ka shpallur non grata. Çfarë rëndësie ka kjo për popullin shqiptar”, tha Meta në Open.

Ai u shpreh se është i hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike që mbështet referendumin kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Protesta është zemra e demokracisë. T’i japim fund përgjumjes dhe fjalës ç’më duhet mua. Na duhen të gjithëve. Do ta përmbush këtë përgjegjësi se të gjithë përgjegjësitë e tjera. Bashkëpunim me të gjithë që janë për referendumin për ta përmbysur këtë regjim. Për t’i dhënë fund këtij sistemi, me të gjithë që janë për votën e lirë. Së pari shoh Partinë Demokratike si partneren kryesore sepse e tillë është situata. Derisa ishte ai zotëria tjetër isha i bindur për rolin e tij. PD është në një proçes të opozitaarizmit dhe shpresojmë ta përmbushim këtë proçes. Do luftojmë parimet demokratike.

Edhe nga Zelanda e Re të bëhet kjo ka të bëjë me parimet e mia të demokracisë. Problemi im kryesor është të shpallin non grata këtë regjim. Qëllimi im është që populli shqiptar të mbretërojë përmes referendumit. Në rezolutën e fundit thuhet duhet miratuar ligji për referendumet”, u shpreh Meta.

Berisha Ilir Meta non grata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales! Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar në komision

11:23 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.