Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ilir Meta hedh akuza ndaj kryeministrit: Rama ka bërë veprime të paautorizuara që mund ta dëmtojnë Shqipërinë

23:41 / July 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilirmeta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në lidhje me çështjen e detit me Greqinë, ku ka deklaruar se me veprimet që ka bërë Edi Rama ka dëmtuar vendin, ndërsa theksoi se me Greqinë duhet gjetur një zgjidhje e drejtë.

Meta tha se ai ka folur edhe me presidentin e ri, Bajram Begaj dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me Parlamentin për marrëveshjen me detin me Greqinë.

Çfarë ka ndodhur me detin?

Ilir Meta: Në atë post garantoja respektimin e Kushtetutës dhe sjelljen e ekipit negociator në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtar. Argumentet e mia janë të mirëdokumentuara. Parlamenti uroj që të merret seriozisht me këtë çështje. Këto ia kam bërë të ditura edhe presidentit të ri.

Ia keni bërë të qartë atij edhe gjëra që nuk i keni thënë në publik?

Ilir Meta: Unë presidentit i kam lënë letrën drejtuar Kuvendit dhe institucioneve.

Diçka më tepër…

Ilir Meta: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me presidentin e ri dhe parlamentin. Nuk ia hedhim dot Greqisë por për të bërë një marrëveshje të drejtë për vendin. Të gjitha lojërat që ka bërë Edi Rama kanë qenë të dëmshme për vendin. Ai ka bërë veprime të paautorizuara dhe mund ta dëmtojnë Shqipërinë në çfarëdo lloj procesi.

Z. Rama iu kishte bërë juve përgjegjës për këtë gjë, mendoni se ai është i pa interesuar për të zgjidhur këtë çështje? Cila është zgjidhja më e mirë sipas jush?

Ilir Meta: Unë e kam dhënë përmes autorizimit dhe se si duhet të veprojnë negociatorët. Nuk është ndonjë gjë e re që Edi Rama nuk do t’ia dijë as për Kushtetutë dhe as për Gjykatë Kushtetuese.

A keni pasur ju kontakte me palën greke, sidomos pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek?

Ilir Meta: Pala greke e di shumë mirë atë qëndrim, pala greke bën sikur nuk e di. Rama merr gjëra të tjera përsipër dhe thotë që; ça të bëj, na pengon ky, do ta zgjidhim sa të ikë ky.

demtojne Meta veprime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.