Ilir Meta në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për “paktet” Rama-Basha, siç i quan ai. Meta, tregoi sipas tij prapaskenat e diskutimeve të tij me Lulzim Bashën pas vendimit të mazhorancës për të prishur me njëanshmëri marrëveshjen e 5 qershorit 2021, para hyrjes në zgjedhjet e përgjithshme.
I pyetur për shkarkimin e Arben Ahmetajt, Meta u shpreh se këto janë lojëra dhe se radhën e kishte Edi Rama. Sipas tij, Ahmetaj ishte shkarkuar prej kohësh.
“Ka kaluar koha e shkarkimit të zotit Rama. Këto janë lojëra për të përfituar kohë për t’i futur në një penelatë. Ai është shkarkuar prej kohësh. Ngaqë populli e kuptonte që opozita të kishte rënë nën të. Nuk kishte çfarë të bënte për të ngritur një qeveri demokratike mbi gërmadhat e Rilindjes së mashtrimit. Emrin Rilindje e bëri për mashtrim. E shikoni vetë se çfarë kërdie bëjnë përditë. Pavarësisht se janë socialistë, e kuptojnë dhe e ndiejnë që ky është një regres për vendin dhe shoqërinë. Pavarësisht se punojnë në sektorë të ndryshme. Vjedhin në mënyrë të papërgjegjshme”, deklaroi Meta.
