Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gazment Bardhi i përgjigjet Metës: Ke synuar gjithmonë elektoratin e PD

19:49 / July 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazment Bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazment Bardhi ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv rikthimin e ish-Presidentit Ilir Meta në politikën aktive.

Sipas Bardhit, ndryshimi i emrit nga LSI në Partia e Lirisë nuk do të ketë ndikim në frymën opozitare që supozon Meta të sjellë pasi mungon në vend.

“Nuk ka asnjë surprizë në rikthimin në politikën aktive të Metës. Vetë e kishte njoftuar se pas përfundimit të mandatit si President do ti kthehej jetës aktive politike. Nuk shikoj që të paktën sa i përket aksionit opozitar, të ketë ndonjë ndryshim thelbësor nga ndryshimi i emrit nga LSI në ‘Partia e Lirisë’”, tha Bardhi.

Bardhi tha se LSI nuk ka qenë asnjëherë parti e theksuar majtas dhe kjo sipas tij u vërtetua në zgjedhjet e 25 prillit kur nuk pranoi koalicionin me PD, por bëri të kundërtën e asaj që thoshte. Në vend që të trokiste në dyert e të zhgënjyerve nga PS, shkoi tek ata të PD, pretendon Bardhi.

“Nuk ka qenë ndonjëherë e theksuar majtas LSI. Është krijuar në 2004 si degë e PS, por pas 2009 kur ishte në koalicion me PD, gjithmonë target i saj nuk ka qenë dobësimi i Ramës por i PD dhe gjithmonë ka synuar elektorat të PD. Kjo është vërejtur edhe në zgjedhjet e fundit, dhe pse kishte tendencë për të dalë me dy lista të veçanta me arsyetimin politik se do të merrnin vota të socialistëve të zhgënjyer. Ajo që u pa në terren ishte se trokiste për të marrë votën tek demokratët”, tha Bardhi.

Sa i përket akuzave të Metës për Bashën që e cilësoi si tradhtar të kauzës opozitare dhe të blerë nga Rama, Bardhi thotë se PD ka kërkuar gjithmonë që t’i përgjigjej me aksion aktit të qeverisë që prishi marrëveshjen e 5 qershorit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.